Mungesë disipline apo gabime? Kartonët dhe penalltitë bëhen makth për klubet shqiptare në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 10:58

Mungesë disipline apo gabime? Kartonët dhe penalltitë bëhen makth për klubet shqiptare në Europë

Dy penallti dhe dy kartonë të kuq mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Konferencës. Aventura e klubeve shqiptare në Kupat e Europës po tregon mungesë disipline nga lojtarët.

laci spahiu

Të paktën kjo është ajo që kanë shfaqur deri më tani kampionët në fuqi të Tiranës, por edhe Laçi e Vllaznia në ndeshjet e mbrëmshme. Fillimisht në Dudelanzh-Tirana mesfushori Vesel Limaj mori karton të kuq. Më pas, rikthehet dhe shkakton penallti në ndeshjen ndaj Zrinjski Mostar.

SHEHI LIMAJ

Për të ardhur te mesfushori i Laçit, Sebastjan Spahiu, që në pak minuta bën dy faulle krejtësisht të evitueshme në Moldavi dhe lë ekipin me 10 lojtarë për më shumë se një orë lojë.

Ndërsa në debutimin e tij te Vllaznia, mbrojtësi Juriç shkaktoi një penallti naive. Të gjitha këto ndikojnë tek ekipet tona, por është koha që lojtarëve t’u fiksohet disiplina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"