Mungesat e mëdha europiane/ 30 vjet më parë, kur UEFA përjashtonte klubet shqiptare të futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 8:33

Mungesat e mëdha europiane/ 30 vjet më parë, kur UEFA përjashtonte klubet shqiptare të futbollit

Një rikthim në pjesëmarrjet europiane të klubeve shqiptare, refuzimet, përjashtimet, duke nisur nga debutimi, sezoni 1962, Kupa e Kampioneve, Partizani ndaj Norçepingut, kundër Spartak P.Këlnit dhe më 1965-1966 17 Nëntori-Kilmarnok. Pastaj katër vite mungesë në këtë Kupë: 1966, 17 Nëntor-Valerenga (Nor) dhe 1967 Dinamo-Eintraht B. skuadrat shqiptare do të tërhiqen vetëm pak javë para ndeshjeve.

WhatsApp-Image-2022-08-11-at-9.18.23-PM-1

Më 1968-ën nuk ka pjesëmarrje, pasi Shqipëria nuk ka ekip kampion (vetëm Partizani në Kupëne Kupave ndaj Torinos, debutim ky në këtë trofe për një klub shqiptar) dhe rikthim në Kupën e Kampioneve në shtator të 1969- ës, me 17 Nëntorin (kampion në dhjetor të 68-ës) ndaj Standard Liezhit. Pastaj 17 Nëntori-Ajaks, Partizani-CSKA S, tjetër ndalesë në këtë Kupë kur Vllaznia kampione në edicionin 1971-1972 nuk do të marrë pjesë pas dënimit disavjeçar të Sport Klub “Vllaznia” pas rikthimit të volejbollistëve nga një turne në Kosovë.

Një vendim absurd i Komitetit të Partisë në Shkodër dhe i FSHF-së. Pak më ndryshe në Kupën e Kupave: 1970 Partizani-Atdvidaberg në turin e paraeliminatoreve që kualifikon të kuqtë, për të vijuar Partizani-Vaker I në turin e parë, 3-2 vajtje dhe 1-2 në kthim. 1971, Dinamo-Austria V 1- 1/0-1 dhe përfaqësimi dinjitoz, befasues i Besës në të parin dhe të vetmin konkurrim europian: 1-1 dhe 0-0 ndaj danezëve të Framadit në turin e parë dhe kualifikim, për t’u eliminuar nga skocezët e Hibernians në të dytin (7-1/1-1). Më pas, një tjetër vetëpezullim i gjatë në ballafaqimet kontinentale deri më 1978-1979. Kupa e Kampioneve, Vllaznia-Austria Viena, 2-0/1-4.

gazeta2

Sezoni 1982-1983, 17 Nëntori regjistron kualifikimin e parë historik në Kupën e Kampioneve, duke eliminuar Linfildin në turin e parë, por në të dytin, pas shortit me rusët e Dinamos së Kievit, refuzohet, nuk luhet dhe vjen ndëshkimi njëvjeçar nga UEFA, që për pasojë në sezonin 1983-1984 nuk do të ketë pjesëmarrje në këtë trofe. Për t’u rikthyer më 1984-1985 me Labinoti-Lingby dhe më 1988-1989, BenfikaPartizani, por pas ngjarjeve përgjatë ndeshjes, Partizani do të përjashtohet gjatë nga UEFA.

gazeta1

E pëson Partizani, por jo klubet e tjera shqiptare, kur për këtë kupë në Tiranë do të vijnë Sliema, Bajerni ndaj 17 Nëntorit dhe 1990-1991 Olimpik M.-Dinamo. Edicioni 1991-1992, në Kupën e Kampioneve luhet Flamurtari-Goteborg, në Kupën e Kupave Partizani-Fejnord dhe VlGazeta “Sporti” e kohës laznia-AEK në atë UEFA, për të ardhur te sezonin 1992-1993…

UVIL ZAJMI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"