Moxhi bën “skanerin” e Seria A: Ançelotin e thërrisnin derr, titullin e fiton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 12:38

Moxhi bën “skanerin” e Seria A: Ançelotin e thërrisnin derr, titullin e fiton…

Sa herë flet Luxhiano Moxhi ka diçka të veçantë për të thënë. Ish-drejtuesi i bardhezinjve të Juventusit ka folur për “Corriere Dello Sport”.

1449024-30977383-2560-1440

Ai ka bërë një “skaner” të shpejtë të Seria A dhe ka zbuluar se kush është ekipi që mund të mposht Juventusin në luftën për titull. “Titullin e fiton Interi. E njoh pak Spaletin, më duket si prift kur flet, por kanë ndërtuar skuadër të madhe. Kanë një qëndërmbrojtës të fortë, Naingolan në mesfushë që kontrollon lëvizjet dhe Lautaro Martinez në sulm, që është një kampion. Roma ka shitur siguri dhe ka blerë shpresa. Problemi atje është se ata krijojnë heronj për 10 minuta, mjafton të shikojmë Klajvert. Napoli është për vendet e para por jo për titull”, ishte komenti i Moxhit.

moxhi-1

Luçiano ka treguar edhe disa prapaskena për Karlo Ançelotin, aktualisht trajneri i Napolit. “Është trajner dhe njeri i madh, por mund të mos mjaftoj. Te Juventusi nuk kishte eksperiencën e duhur, por zhvilloi 2 kampionate të mira. Tifozët nuk e donin, se vinte nga Parma. Unë fola me tifozët dhe ata e quanin një derr. Atëherë u thash, ta dini se një derr do të ulet në pankinë, pasi Ançeloti do të jetë trajneri ynë” zbulon Moxhi nga takimi me tifozët.

Nuk mund të rrinte pa komentuar edhe ardhjen e Ronaldos te Juvenuts, për të cilin italiani thotë se e e pëlqente kur ishte 18-vjeç. Gjithashtu ai ka dhe një frazë të shkurtër për rikthimin e Bonuçit. “Rikthimi i Bonuçit ishte një gomarrllëk. Për sa i përket Ronaldos unë nuk do të shpenzoja aq shumë për një 33 vjeçar. Më kanë thënë se ai nuk gëzon kur shënon një shok ekipi. Kur ishte 18 vjeç fola me Sportingun dhe i propozova shkëmbimin me Salas, por ky i fundit shkoi te River Plejt, ndërsa Ronaldo zgjidhi Junajtidtin.” përfundoi Moxhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"