Moviola/ Sokoli e bën “baltë” në Laç, mohon dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 18:49

Moviola/ Sokoli e bën “baltë” në Laç, mohon dy penallti

FSHF i kishte besuar ndeshjen Laçi-Luftëtari gjyqtarit Olsi Sokoli, i cili nuk arriti të menaxhonte si duhet një takim, ku nuk u akorduan dy penallti neto dhe për më tepër u falën ndërhyrje të rënda. Në minutën e 22- të ishte Rexhinaldo që goditi pa top me taka në gjoks Jakovljeviçin, por gjyqtari e fali duke mos i dhënë as të verdhë për një rast që meritonte të kuq.

laci luftetari

Edhe në minutën e 34- t, Eskerda ndërhyn rëndë ndaj Abazajt, por gjyqtari sërish e fal. Më pas, në minutën e 41- të, Bregu gjuan nga goditja e dënimit dhe topi preket me dorë në mur nga Qaqi. Gjyqtari nuk jep penallti, teksa pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me 11-metërsh. Në minutën e 72-të, një ndërhyrje horror ndaj Bregut bëri që gjyqtari të mjaftohet vetëm me të verdhë.

Kulmi arriti në minutën e 75-të, kur Shkurtaj shërbeu te Bregu, i cili u fut në zonë dhe në përpjekje për të dribluar, u mbajt dukshëm nga fanella nga mbrojtësi Fangajt. Arbitri Sokoli sërish vazhdoi lojën. Një gjykim që ka favorizuar dukshëm Laçin, edhe pse e meritoi fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"