MOVIOLA| Skënderbeu-Laçi/ Koçi nuk akordon penallti për korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 13:19

MOVIOLA| Skënderbeu-Laçi/ Koçi nuk akordon penallti për korçarët

Skënderbeu-Laçi u gjykua nga kryesori Andi Koçi, ndërsa anësorë ishin Nertil Bregasi dhe Fatmir Lama. Pati dy raste flagrante për moviolë, por kryesori mbajti dy standarde me vendimet që mori.
Laci festa e golit

6’ Koliçi shkakton penallti ndaj Grecës, pas një topi që tenton ta largojë, por i ikën nga këmbët dhe më pas shtyn lojtarin e Laçit brenda zonës. Gjyqtari Koçi akordon 11-metërsh dhe ndëshkon me karton të verdhë portierin e Skënderbeut. Vendim i drejtë.

73’ Stazhillës i ikën topi nga duart dhe Mensah kërkon të përfitojë, por portieri i Laçit e shtyn me duar sulmuesin e Skënderbeut dhe më pas zotëron topin. Loja vazhdon, por kemi të bëjmë me një faull në zonë dhe gjyqtari duhet të akordonte 11-metërsh për korçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"