MOVIOLA| Partizani-Tirana/ Hamiti super, vetëm një gabim në derbi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 17:02

MOVIOLA| Partizani-Tirana/ Hamiti super, vetëm një gabim në derbi (VIDEO)

Eldorian Hamiti ka bërë një gjykim fantastik në derbin e djeshëm. Bashkë me anësorët Çokaj e Bregasi, por gjithashtu edhe me ndihmën e arbitrave të linjës, Kola e Bajramaj, si dhe gjyqtarit të katërt, Myftaraj, Hamiti menaxhoi mësë miri sfidën Partizani-Tirana.

Hamiti

Në 15 minutat e para, Hamiti fali disa ndërhyrje në limitin e kartonëve të verdhë, por më pas vendosi autoritetin e tij, ku e pësoi fillimisht Çelhaka.

45+1′ Batha godet me brryl Solomonin, që rrëzohet, por Hamiti vazhdon lojën, derisa më pas lojtarët e Tiranës nxjerrin topin jashtë. Duhej dhënë faull për Partizanin dhe karton i verdhë për Bathën.

59′ Ngo rrëzohet në duel me Hoxhën. Pamjet filmike tregojnë që sulmuesi është hedhur pa pasur kontakt me portierin, që mbledh duart pasi shtrihet. Hamiti vepron drejt, duke mos dhënë penallti, por në këtë moment duhej ndëshkuar edhe Ngo me të verdhë për simulim.

Hamiti derbi

67′ Faull i Vangjelit mbi vijën e zonës ndaj Braunit. Nuk kemi të bëjmë me penallti, por Hamiti nuk jep as goditje dënimi për të kuqtë. Gabim i kryesor, por në këtë rast edhe i arbitrit të linjës, pasi mbrojtësi i Tiranës ka shtyrë Braunin, i paintersuar për topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"