MOVIOLA/ Mungon një penallti në Korçë, ja rastet e dyshimta në Skënderbeu-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 19:27

MOVIOLA/ Mungon një penallti në Korçë, ja rastet e dyshimta në Skënderbeu-Luftëtari

Ndeshja e djeshme u gjykua nga kryesori Roxhers Muskaj, ndërsa asistentë të tij ishin Astrit Mahmuti dhe Ani Koçiaj. Një nga rastet më flagrante ishte ai në minutën e 49-të, kur kryesori nga Pogradeci hezitoi të jepte një 11-metërsh në favor të Luftëtarit.Luftetari ndaj Skenderbeut

6′ Dragoshi nxjerr të lirë Dushkajn në një aksion premtues afër zonës, por anësori Mahmuti ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast shumë të dyshimtë.

8′ Dita rrëzohet në zonë, por gjyqtari Muska vijon lojën. Vendim i drejtë, pasi kapiteni rrëshqiti në përpjekje për të goditur topin dhe nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarin për të pretenduar penallti.

20′ Kryesori ngatërrohet për një korne. Mehmetllari godet me kokë për Luftëtarin, por në vend që Muskaj të japë rivënie fundore për Skënderbeun, jep goditje këndi për miqtë. Madje fillimisht vendësit kujtuan se dha 11-metërsh. Një gafë që irritoi ata pak tifozë.Skenderbeu goli

42′ Açka ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Imamit, duke shkaktuar një faull taktik. Muska e fal, duke mos i dhënë karton të verdhë. Nëse do t’i jepte, atëherë do të ishte automatikisht i kuq, pasi ishte i dyti.

49′ Açka driblon Jashanicën në hyrje të zonës dhe mbrojtësi i Skënderbeut, i painteresuar për topin, e shtyn me duar dhe lojtari i Luftëtarit rrëzohet. Arbitri nuk jep penallti, por gabon, pasi pamjet filmike janë të qarta dhe kemi të bëjmë me 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"