MOVIOLA| Luftëtarit i mohohet gol i rregullt dhe një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 22:38

MOVIOLA| Luftëtarit i mohohet gol i rregullt dhe një penallti (VIDEO)

Gjyqtari Klajdi Kola i mohoi një penallti neto Luftëtarit, ndërsa anësori Renato Malaj, një gol të rregullt. Të dyja rastet për moviolë ndodhën në pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-0 për Kukësin.

bandicam 2019-10-23 13-06-24-135

Fillimisht në minutën e 21-të, pas një topi në krahun e majtë, Rrapo futet në zonë dhe shërben për Filin, i cili shënon. Malaj ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pamjet filmike tregojnë se në momentin e pasimit, kapiteni i Luftëtarit mbahet në lojë nga Kitanovski.


Vetëm një minutë më pas rasti është edhe më flagrant. Dragoshi kroson në zonë dhe topi shkon te Fili, i cili në përpjekje për ta zotëruar, mbahet me dorë nga fanella prej Kitanovskit dhe humbet ekuilibrin. Kryesori Kola, edhe pse afër aksionit, ka vazhduar lojën, duke tërbuar stolin gjirokastrit. Kjo ka sjellë edhe irritimin e drejtuesve në tribunën VIP, duke ofenduar gjyqtarin Kola deri në momentin e shënimit të golit të dytë nga Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"