Moviola e Milan-Udineze/ Penalltia e saktë, por bardhezinjtë tërbohen (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 14:29

Moviola e Milan-Udineze/ Penalltia e saktë, por bardhezinjtë tërbohen (VIDEO)

Për specialistët nuk kishte dyshim që penalltia e akorduar në favor të Milanit ishte e rregullt.

KA 1

Shpjegimi është i qartë, sepse nuk ka rëndësi cilësia me të cilën Kalabria e kontrollon topin, por vonesa në ndërhyrje e mbrojtësit të Udinezes.

Pikërisht Sopi godet fillimisht Kalabrian e më pas këmbën e këtij të fundit. Madje, lojtari i Udinezes e merr përpara kapitenin kuqezi edhe me këmbën tjetër, ndaj VAR-i bëri mirë që ndërhyri dhe korrigjoi vendimin e kryesorit që nuk e kishte vënë re mirë dinamikës.

Suksesi 4- 2 i Milanit ndaj Udinezes ka hapur këtë sezon të Serisë A, e bashkë me të edhe polemikat e pashmangshme.

Episodi i penalltisë ishte i kontestuar e për të cilin drejtori sportiv i Udinezes, Pierpaolo Marino, u shpreh:

“Jam i tërbuar. Në të vërtetë kam bërë shumë vite në futboll duke vuajtur me skuadra të vogla, por edhe sot e shoh përsëri se ka disa udhëzime që pastaj nuk vihen në zbatim.

Ndërhyrja e Maxolenit në VAR ishte jashtë logjike dhe ishte një episod, i cili ndryshoi ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"