Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Korçarët mund të mbyllnin ndeshjen, Jorgji i mohon një penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 9:29

Moviola e Dinamo-Skënderbeu/ Korçarët mund të mbyllnin ndeshjen, Jorgji i mohon një penallti (VIDEO)

Takimi i luajtur në Kamzë mes Dinamos dhe Skënderbeut pati disa raste për moviolë. Një penallti në limite i rrëzoi matematikisht korçarët në Kategorinë e Parë. Gjyqtarët në këtë takim ishin një treshe me stemën e FIFA-s: Jorgji, Çokaj dhe Rexha.

bandicam 2022-05-09 18-37-55-259

89’ Pusi rrëzohet në zonë nga një përplasje me Sidiben. Gjyqtari Jorgji nuk akordon asgjë dhe as nuk e rishikon rastin me VAR. Nga pamjet duket që Sidibe fut këmbën e djathtë dhe pengon sulmuesin e Skënderbeut. Një penallti e mohuar.

90+2’ Episodi i mbrojtësit Maliqi. Pas një ndërhyrjeje të ashpër të Vrapit, lojtari i Dinamos ngrihet, i shkon dhe e godet nga mbrapa. Kjo, në sytë dhe praninë e gjyqtarit, i cili mjaftohet vetëm më karton të verdhë për Maliqin, ndërkohë që duhet të ndëshkohej me karton të kuq.

90+7’ Një pretendim për penallti nga Dinamoja, për një prekje me dorë nga Pusi. Jorgji shkon ta shikojë me VAR dhe nga pamjet shihet që topi është ndalur në dorën e lojtarit të Skënderbeut dhe kemi të bëjmë me penallti. Vendim i drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"