Moshat U-19 | Sherr mes lojtarëve në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2017 | 20:04

Moshat U-19 | Sherr mes lojtarëve në kryeqytet

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI A

“Poker” i Vllaznisë

Vllaznia nuk di të ndalet, teksa fiton edhe ndaj Akademisë dhe ruan kreun në grupin A. Ekipi shkodran ka kaluar në avantazh me anë të Palushanit në minutën e 8-të, ndërsa më pas i njëjti autor dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Kuqeblutë nuk u kënaqën me dy gola, pasi Hysenaj bëri diferencën, duke shënuar dy të tjerë dhe vulosur fitoren.

Admir Uruçi

Vllaznia - Akademia

Rikthehet Partizani

Partizani ka shpërthyer me fitoren 4-0 ndaj Portos, duke lënë pas atë humbje të thellë ndaj Internacionalit. Ka spikatur qendërmbrojtësi Aiden Çelaj, i cili hapi serinë e golave për të kuqtë, duke zhvilluar një ndeshje mbresëlënëse. Për skuadrën e Shehut realizuan edhe Vatnikaj, prodani dhe Fetaj, duke plotësuar fitoren e thellë.

Abdulla Dushku

Partizani - Porto

Zenuni, hero për Tiranën

Tirana rikthehet në ditët e saj më të mira, duke mposhtur Laçin me shifrat e thella 5-1. Ronaldo Zenuni ishte protagonisti absolut i takimit të djeshëm, duke shënuar plot katër. Ndërsa golin e pestë për bardhebltuë e realizoi Bardhi. Për laçianët kishte shënuar Stojani kur rezultati ishte 1-0, por ky gol vlejti vetëm për statistikë.

Abdulla Dushku

Tirana - Laci

Kukësi akuzon arbitrin

Kukësi ka humbur në minutat e fundit ndaj Internacionalit, në një ndeshje ku stafi verior ka akuzuar arbitrin. “Gjyqtarët nga Shkodra i kanë dhuruar ekipit kundërshtar 3 pikët. Në fund të ndeshjes arbitri ka akorduar dy penallti të paqena”, citohej në faqen zyrtare të klubit të Kukësit. Për miqtë shënuan me penallti Pinari dhe Çema.

Kukesi - Internacional

Skerdilaid Sulozeqi

Sh.T. - Briansi

KS U19 A

KATEGORIA SUPERIORE, GRUPI B

Tushi nderon vlonjatët

Flamurtari ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Dinamos. Vlonjatët i janë falur golit të mrekullueshëm të Xhulio Tushit. Loja ka qenë mjaft e luftuar, ku Manellari ka qenë rreziku kryesor gjatë gjithë lojës. Megjithatë, Qirko ka mbajtur portën të paprekur me disa pritje spektakolare. Gjithsesi, fitorja e kuqezinjve ishte e merituar.

Kastriot Brahimaj

Flamurtari - Dinamo

Tripletë e Skënderbeut

Skënderbeu nuk ka gabuar në shtëpi, duke mposhtur Lushnjën. Ndeshja e djeshme startoi 15 minuta me vonesë, pasi portieri i parë i Lushnjës, Shkurti, nxori shpatullën në nxemje dhe stafi teknik i Lushnjës u desh të aktivizonte një lojtar në portë për shkak se nuk kishte rezervë. Golat për korçarët u shënuan nga Shaqe, Koutousis dhe Pejo.

Llazi Saro

Skenderbeu - Lushnja

Teuta bën detyrën

Teuta bën detyrën në shtëpi, duke mposhtur Pogradecin me dy gola që në pjesën e parë. Pistolja dhe Vila mbyllën llogaritë për 21 minuta, ndërsa Pogradeci u dorëzua totalisht. Në pjesën e dytë pati pak histori, me miqtë që u munduan të reagonin, por pa forcën e duhur. Durrsakët e Begejës mbajnë të hapura shpresat për zonën “play-off”.

Jeton Rexhmati

Teuta - Pogradeci

“Luftë” për mbijetesën

Katër kartonë të kuq dhe përplasje mes lojtarëve. AF Dinamo dhe Shkëndija e Durrësit kanë zhvilluar dje një ndeshje shumë të luftuar, teksa blutë fituan 2-1, duke rihapur garën për mbijetesë. Gjyqtari Ujka ka ndëshkuar ashpër ndërhyrjet e rënda mes lojtarëve, por edhe përplasjet fizike. Në fund vulosi një penallti e Veselit.

AF Dinamo - Sh.D.

Abdulla Dushku

Elbasani - Besa

KS U19 B

KATEGORIA E PARË, GRUPI A

Beselidhja - Kamza

Shkendija B - Tirana B

Korabi - Olimpiku

Veleciku - Burreli

K1 U19 A

KATEGORIA E PARË, GRUPI B

Luftetari - Tomori

Pepa - Apolonia

K1 U19 B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"