Moshat U-19/ Ngec Partizani, Tirana shpërthen me tripletën e Veriut. Blof edhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 17:18

Moshat U-19/ Ngec Partizani, Tirana shpërthen me tripletën e Veriut. Blof edhe Vllaznia

U luajtën këtë javë takimet javës së 20-të në Kategorinë Superiore për moshat U-19. Tirana fitoi bindshëm ndaj Akademisë AAS me një tripletë të Veriut, ndërsa Partizani u mund në Lezhë. Ndërkohë, Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim me Kukësin.

Futboll moshat

Tirana bën poker përballë Akademisë AAS, duke marrë tri pikë të rëndësishme pas ecurisë jo të mirë në fazën e kaluar. Skuadra e Luan Senglës ka dominuar kundër shkodranëve në një ndeshje, e cila u vendos që në pjesën e parë. Sulmuesi Redi Veriu ishte lojtari më i mirë në fushë, teksa u bë protagonist me një tripletë. Me shifrat 4-0 u mbyll pjesa e parë, teksa shënoi edhe Zenuni. Pjesa e dytë do të kthehet në një ndeshje stërvitore për bardheblutë, pasi miqtë janë të pafuqishëm për të reaguar. Madje, shkodranët do të mbeten me 10 lojtarë, pasi Daija do të largohet me karton të kuq në minutën e 73-të. Gjithsesi, deri në fund të lojës rezultati nuk ndryshon dhe gjithçka mbyllet 4-0 për bardheblutë. Javën e ardhshme skuadra e Senglës do të ketë një përballje speciale, pasi sfidon Partizanin në derbin e kryeqytetit. Të kuqtë janë pranë zonës “play-off”, ndërsa nga ana tjetër, Tirana luan vetëm për të kapur një vend nderi deri në fund të kampionatit. Artin Lleshaj

Capture9 Capture8 Capture7 Capture6 Capture5 Capture4 Capture3 Capture2 Capture1 Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"