Moshat U-19 | Ndalet Partizani, Vllaznia thyen Tiranën dhe afrohet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2017 | 19:28

Moshat U-19 | Ndalet Partizani, Vllaznia thyen Tiranën dhe afrohet (VIDEO)

Internacionali ndal të kuqtë kryesues

Internacionali ka ndalur në një barazim 1-1 Partizanin, që nuk arriti të përfitonte nga humbja e Tiranës në Shkodër për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes. Edhe pse të kuqtë e Ylli Shehut e nisën mirë lojën, madje goditën traversën me Haxhinë që në minutën e 6-të. Edhe pse të dyja skuadrat kanë raste për shënim, goli mungon në pjesën e parë. Duhet të vinte minuta e 50-të, kur Haxhija pason saktë te Qori dhe ky i fundit nuk fal brenda zonës, duke kaluar në avantazh Partizanin.

internacional partizani u19

Por, shumë shpejt, skuadra e Internacionalit gjen golin nëpërmjet Juljan Shehut me një gjuajtje nga rreth 25 metra. Ishte një supergol që shtangu të kuqtë, ndërsa skuadra e Armand Damos mori zemër. Deri në fund vendësit ruajnë me fanatizëm barazimin, teksa Partizani e ka të pamundur për të shënuar sërish. Kështu, Internacionali merr një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë. Nga ana tjetër, për të kuqtë mund të quhet një hap fals, edhe pse vijojnë kryesimin.

ABDULLA DUSHKU

Vllaznia thyen Tiranën

Vllaznia thyen Tiranën dhe rihap garën për kreun e renditjes. Me nga një gol në çdo pjesë, shkodranët kanë fituar me meritë ndaj Tiranës.

vllaznia tirana u19

Në fundin e pjesës së parë ishte Rajçeviç që kaloi në avantazh të rinjtë kuqeblu. Ndërsa në minutën e 58-të, Hysenaj dyfishoi shifrat, duke ia bërë më të lehtë Vllaznisë, që meritoi plotësisht tri pikët.

ADMIR URUÇI

Flamurtari nuk ndalet

flamurtari lushnja u19

Flamurtari ka ruajtur kreun, duke fituar pastër ndaj Lushnjës. Sadushi në minutën e tretë kaloi vlonjatët në avantazh. Në pjesën e dytë Haruni dyfishon shifrat. Është përsëri Sadushi që firmos tripletën dhe dygolëshin e tij. Në fund Lushnja mbeti me 10 vetë pas kartonit të kuq të mesfushorit Gjyshja. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për lushnjarët.

ALBAN ALUSHI

Teuta s’fal në derbi

teuta shkendija e durresit u19

Teuta e Begejës mori tri pikë në derbin me Shkëndijën e Durrësit, duke fituar me shifrat 3-2. Protagonistë për durrsakët ishin Ujka dhe Vila në pjesën e parë, si dhe Xhymerti në të dytën. Dygolëshi i shënuar nga Hoxha për Shkëndijën e Durrësit nuk i shërbeu ekipit të tij për të marrë të paktën një pikë. Në fakt, skuadra e Kërçovës luftoi deri në fund.

JETON REXHMATI

Elbasani fundos blutë

elbasani af dinamo u19

Elbasani ka mundur minimalisht 2-1 AF Dinamon, në një ndeshje të rivalizuar mes tyre. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, verdheblutë kalojnë në avantazh me anë të Hanolit në të 56-ën. Por, shifrat barazohen shpejt me anë të Veselit që nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, afër fundit shënoi Bullari për vendësit.

VLADIMIR MEMA

Spektakël në Kavajë

besa skenderbeu u19

Besa dhe Skënderbeu kanë dhuruar spektakël, në një ndeshje që pati gjashtë gola, por jo fitues, pasi u mbyll në barazim 3-3. I pranishëm ishte edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili vëzhgoi të rinjtë korçarë. 40 minutat e para u fituan nga miqtë 0-1, ndërsa në të dytën shpërthyen golat, teksa Hyka, Shaba dhe Cara realizuan për Besën.

FERIZ FERIZAJ

Në Kukës s’ka fitues

kukesi akademia u19

Të rinjtë e Kukësit dhe Akademia kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje shumë të luftuar në “Zeqir Ymeri”. Domi ka qenë protagonist i vendësve me dy gola, por që nuk kanë mjaftuar. Fillimisht ishte i zjarrtë, pasi për katër minuta u shënuan dy gola. Kullaj barazoi për miqtë, ndërsa në minutën e 54-të Balla vulosi shifrat 2-2.

SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo u falet penalltive

dinamo pogradeci u19

Dinamo ka fituar 2-1 ndaj Pogradecit falë dy penalltive të kthyera në gol nga Qoshku. Liqenorët reaguan në fraksionin e dytë, teksa Hyko me një gjuajtje nga larg shënon një gol të bukur, duke barazuar shifrat. Mirëpo, 10 minuta përpara përfundimit, Qoshku bëhet hero për blutë, pasi ekzekuton saktë një tjetër penallti në favor të Dinamos.

ABDULLA DUSHKU

Luftëtari, start me tris

luftetari pepa u19

Luftëtari e ka nisur me fitore kampionatin e të rinjve, duke ruajtur kreun në grupin B. Ndaj ekipit privat elbasanas, Pepa, gjirokastritët vuajtën jo pak, por gjithsesi gjetën triumfin falë dygolëshit të Mahmutajt dhe Lazajt. Skuadra e Petraq Meçit dominoi takimin, duke zhvilluar një lojë të bukur, por edhe miqtë reaguan mirë.

TOMOR SHEHU

Veleçiku mund Shkëndijën

veleciku shkendija b u19

Veleçiku ka bërë surprizën, duke mposhtur Shkëndijën B. në Koplik, në një ndeshje shumë të bukur. Në minutën e 43-të ishte Popaj që kaloi vendësit në avantazh, duke mbyllur pjesën e parë 1-0. Afër fundit ishte Koçi që barazoi shifrat, por skuadra e Veleçikut nuk u dorëzua dhe arriti që të shënonte golin e fitores me anë të Fikajt në limit.

ESAT YMERI

kategoria superiore u19 grupi a renditja

kategoria superiore u19 grupi b renditja

kategoria e pare u19 grupi a renditja

kategoria e pare u19 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"