MOSHAT U-19/ 6 gola për një pikë, spektakël në derbi. Shikoni të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2020 | 15:09

MOSHAT U-19/ 6 gola për një pikë, spektakël në derbi. Shikoni të gjitha rezultatet

Janë mbyllur ndeshjet e Superiore për javën e 7-të për 17-vjeçarët, ku nuk munguan përballjet spektakolare.

shenkolli u19

Në grupin A, vëmendjen e tërhiqte Dinamo-Partizani, e cila u mbyll në barazim 3-3. Dopieta e Koldashit dhe Çarçani për të kuqtë dhe Hoxha, Kullolli e Ismaili që shënuan për blutë, dhuruan një ndeshje spektakolare. Ky është barazimi i dytë për Dinamon, që e ka nisur keq kampionatin, pasi deri tani ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Shënkolli mposhti 3-0 Shkodrën, Vllaznia triumfoi 4-2 ndaj Laçit, ndërsa Shkëndija e Tiranës mposhti 1-3 Shkëndijën e Durrësit.

Në grupin B, Football Repubilc mposht Flamurtarin 3-1, Elbasani mposht Besën 3-2, ndërsa Teuta merr fitoren të vuajtur 1-0 ndaj Akademisë së Futbollit. Apolonia ka triumfuar ndaj Pogradecit me rezultatin 2-0.

REZULTATET:

Grupi A

Shënkolli-Shkodra 3-0

Marku 39’, Përgjoni 41’, Macaj 85’

Dinamo-Partizani 3-3

Hoxha 20’, Kullolli 57’, Ismaili 67’/ Koldashi 3’, 23’, Çarçani 71’

Shkëndija Durrës-Shkëndija Tiranë 1-3

Qypi 41’/ Dragaj 38’, 48’, 91’

Vllaznia-Laçi 4-2

Delaj 14’, Alivod 18’, Muliu 22’, Filipi 91’/ Stafa 83’, Grimci 88’

19a

Grupi B

Football Republic-Flamurtari 3-1

Beta 24’, Teqja 73’, Avdia 90’/ Gegaj 17’

Elbasani-Besa 3-2

Papallazi 22’, Kasa 32’, Musta 49’/ Lila 45’, Muzaqi 80’

Akademia e Futbollit-Teuta 0-1

Qehaja 47’

Apolonia-Pogradeci 2-0

Merkuri 9’, Bala 58’

19b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"