MOSHAT U-17| Grupi B/ Shkëlqejnë Apolonia dhe Lushnja, Iliria mposht Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 17:21

MOSHAT U-17| Grupi B/ Shkëlqejnë Apolonia dhe Lushnja, Iliria mposht Vorën

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 14-të, në Grupin B, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:


Skenderbeu1-400x220 

Fierakët super, gjunjëzojnë Elbasanin

21

Festival golash në Elbasan, por në fund feston Apolonia. Plot 10 gola janë shënuar në përballjen e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Parë U-17. Fierakët fituan me rezultatin përfundimtar 3-7. Miqtë kalojnë shumë shpejt në avantazh të trefishtë në pjesën e parë me anë të Rakipajt, Kaçanollit dhe Trifonit. Ndërsa për Elbasanin ishte Çerma që ngushton përkohësisht shifrat. Më pas në pjesën e dytë ka kohë për dopietën e Mezanit dhe rrjetën tjetër të Kaçanollit. Apolonia e drejtuar nga Bledi Borova kishte edhe raste të tjera për shënim. Ndërsa vendësit realizuan me Tartarin dhe Liçen, por këta dy gola thjesht vlejtën sa për statistikë, pasi verdheblutë e vegjël ishin inferiorë ndaj Apolonisë. Fierakët kryesojnë renditjen në Grupin B me 40 pikë, duke qenë të shkëputur nga ndjekësit më të afërt me 9 pikë. Javën e ardhshme fierakët kanë shansin të thellojnë diferencën, pasi luajnë në shtëpi ndaj Lushnjës, që mban vendin e dytë.

Vladimir Mema

Lushnja bën “manita”

22

Lushnja ka zhvilluar një lojë shumë të mirë, duke mundur thellësisht 5-0 Tomorin në “Roza Haxhiu”. Një rezultat i regjistruar brenda 70 minutave. Qorri dhe kapiteni Sinani shënuan në pjesën e parë, që u mbyll 2-0. Pas pushimit, Pasho, Sharka dhe golashënuesi Dedej vulosën shifrat 5-0, Tomori i Arbrit humbi një penallti me Emanuel Çunin.

Alban Alushi

Football Republic s’fal

23

Football Republic B ka fituar thellësisht ndaj Orikut, duke u ngjitur në renditje. Skuadra e drejtuar nga Redi Jupi ka qenë në një formë shumë të mirë, duke shënuar në pjesën e parë dy herë me anë të Hoxhës, si dhe nga një herë me Nakon dhe Totën. Pjesa e dytë ka qenë formalitet, pasi miqtë nuk shënuan dot as golin e nderit.

Abdulla Dushku

Iliria thyen Vorën

24

Të rinjtë e Ilirisë nuk falën në shtëpi, teksa mposhtën me rezultatin 3-2 Vorën, e cila është më lart në tabelë se fushë-krujasit. Manuka shënoi që në minutën e 10-të, por më pas u kundërpërgjigj Thana. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll 2-1 për Ilirinë pas golit të Dacit. Ky i fundit shënoi sërish në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"