Mori Kamzën e vendit të fundit, Stojku: Nuk e njoh presionin, nga kjo javë e në vazhdim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2019 | 18:44

Mori Kamzën e vendit të fundit, Stojku: Nuk e njoh presionin, nga kjo javë e në vazhdim…

Kamza është një nga ekipet të cilat ka ndërruar deri në këtë pikë të sezonit tre trajner dhe tashmë ka zyrtarizuar të katërtin. Devolli, Duro dhe Gjoka ikën pasi rezultatet e tyre ishin të dobëta. Të tre secili me pjesën e vet janë disi fajtor për gjendjen e ekipit.

gentian-stojku-b2cdff0d-41f6-4442-90f7-aaba3a6f705-resize-750

Fatin e Kamzës në dorë tashmë e ka marrë trajneri i ri Gentjan Stoiku. Ai ka folur për mikrofonin e “Supersport” dhe ka sqaruar arsyet pse zgjodhi të drejtojë këtë ekip.

“Unë ekipin e njoh dhe më bindi sepse pjesa më e madhe lojtarëve nuk e meritojnë të jenë këtu ku janë. Kam folur me drejtuesit dhe ata me kanë dhënë garancinë e tyre për normalizimin e të gjitha problemeve që kanë pasur më përpara, prandaj vendosa që të jem këtu.”

“Vërtet pozita në klasifikim nuk është e mirë, por unë mendoj që me përbërjen që ka ekipi do të bëjmë një punë të mirë dhe të dalim nga kjo situatë”.

“Do të mbyllë një faqe, pasi nuk më intereson se çfarë ka ndodhur deri tani. Unë i shoh gjërat nga tani e në vazhdim. Për mua personalisht dhe për djemtë kampionati na fillon këtë javë. Do të punojmë në anën psikologjike, por edhe në anën tekniko-taktike, pasi skuadra duhet të mësohet me mënyrën time të lojës”.

“Kam gjithë me këtë sport, nuk e njoh presionin. Duke filluar nga kjo javë e tutje ne do të shkojmë për të luajtur vetëm për tre pikët”, ka thënë Stojku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"