Momente tensioni në dhomat e zhveshjeve mes Alegrit dhe Paredes, zbulohet arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2023 | 15:30

Momente tensioni në dhomat e zhveshjeve mes Alegrit dhe Paredes, zbulohet arsyeja

Ekipi i Juventusit zbriti dje në fushë për të kryer stërvitjet teksa në tribunat e stadiumit ndodheshin rreth 300 tifozë. sasas-kaQB-U4601070086481pHF-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Pas stërvitjes, futbollistët u duartrokitën nga tifozët teksa më pas dhanë edhe autografe. Por e gjithë festa në Torino, u prish pas një përplasje mes argjentinasit Leandro Paredes dhe trajnerit Masimiliano Alegri.

Pasi dolën nga fusha, mesfushori iu drejtua dhomave të zhveshjeve tepër i trishtuar dhe i mërzitur. Më pas aty shkoi dhe Alegri teksa Paredes ka shpërthyer ndaj tij. Sipas mediave italiane, shkak është bërë mosaktivizimi i tij në ndeshje.

Pas këtyrë momenteve tensionuese mes tyre, argjentinasi nuk iu është bashkuar drekës kur kanë qenë pjesë të gjithë shokët e skuadrës dhe pjesa tjetër e Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"