Moment jo i mirë, Elbasani në kërkim të një fitoreje … nderi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 16:27

Moment jo i mirë, Elbasani në kërkim të një fitoreje … nderi

Humbja e fundit ka fshirë përfundimisht edhe ato pak shpresa që Elbasani kishte për të mbijetuar. Tani verdheblutë kanë nisur seriozisht llogaritë për sezonin e ardhshëm, ku do të synohet patjetër ngjitja në Kategorinë e Parën.

vllaznia elbasani

Ndeshja kundër Lushnjës ishte thuajse një “fotokopje” e të gjitha takimeve të zhvilluara këtë sezon: luajnë mirë, por nuk marrin dot pikët që u duhen. Në një kampionat ku Luftëtari u përjashtua dhe Flamurtari mori pjesë në garë me një merkato të bllokuar, pritshmëritë ishin që të paktën elbasanasit të ishin në zonën e “play out”, por skuadra nuk diti të përfitonte si duhet edhe nga problemet që patën rivalët e tyre.

Tani, objektivi i vetëm i elbasanasve ka mbetur marrja e një fitoreje nderi, për të mos e mbyllur sezonin pa asnjë të tillë. Dështimi do të ishte akoma edhe më i madh, nëse nuk ia dalin.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"