Moment i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i Shpresave firmos deri në vitin 2026 me klubin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 21:19

Moment i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i Shpresave firmos deri në vitin 2026 me klubin e Serisë A

Moment i rëndësishëm në karrierë, për sulmuesin e Kombëtares Shpresa, Eljon Toçi, i cili ka rinovuar deri në vitin 2026 me klubin e Fiorentinës. Shqiptari është dhe kapiteni i të rinjve, teksa është një nga lojtarët më të rëndësishëm, ku shpeshherë me golat e tij ka vendosur fatet e ndeshjes.

Toci-Fiorentina-rinnovo-740x400

Falë ecurisë fantastike që po kalon me moshat, Toçi ka bindur drejtuesit e Fiorentinës, që t’i ofrojnë kontratë të re deri në vitin 2026, teksa gjasat janë të mëdha që në sezonet në vijim, sulmuesi shqiptar të bëhet pjesë e ekipit të parë.

eljon toci 9

Për sa i përket kombëtareve kuqezinj, Toçi numëron 7 ndeshje me U-19 dhe 6 ndeshje me U-21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"