Moment i artë, kush është futbollisti shqiptar që ka shënuar në të gjitha ndeshjet e vitit 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 20:55

Moment i artë, kush është futbollisti shqiptar që ka shënuar në të gjitha ndeshjet e vitit 2024

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Donat Rrudhani po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Interesant është fakti se futbollisti 24-vjeçar, ka gjetur rrugën e rrjetës në të gjitha ndeshjet e aktivizuara në vitin 2024. 

rrudhani

Rrudhani ishte pjesë e Jang Bojs, ndërkohë që në merkaton e janarit u huazua te skuadra e Lozanos. Me fanellën e Jang Bojs, në 2 sfidat e aktivizuara në datat 20 janar dhe 30 janar, respektivisht ndaj Grasshopers dhe Yverdon, shqiptari i Kosovës arriti të shënonte.  

rrudhaniiiiii

Këtë ecuri fantastike, mesfushori e vijoji edhe te skuadra e re e Lozanos, teksa në dy sfidat që ka luajtur me Lozanon në këtë vit kalendarik ka arritur të shënojë. Pra plot 4 gola në 4 ndeshje në këtë 2024, që për Rrudhanin ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"