Tirana mundet 2-1 nga Mamurrasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2014 | 13:11

Tirana mundet 2-1 nga Mamurrasi

Tirana-MamurrasiTirana – Mamurrasi 1-2
Golat: Karabeci 45’/ Karapici 15′, Tushe 85′

Tirana ka zhvilluar nje ndeshje miqesore te premten, per te ruajtur ritmin dhe kompensuar mungesen e nje sfide zyrtare per kampionat kete fundjave. Kjo per shkak se ne “skene” eshte kombetarja kuqezi, e cila luan ne darke ndaj Danimarkes ne “Elbasan Arena” dhe me 14 tetor ne Beograd kunder Serbise. Trajneri Magani ka dashur t’i shohe te tijte ne veprim, duke i vene perballe nje kundershtari te nje kategorie me te ulet, por me nje grup lojtaresh cilesor. Mamurrasi i Ylber Zanit ua ka treguar bardhebluve se diferencat nuk jane aq te medhaja, gje per te cilen flet edhe fitorja 2-1 e tij. Nje emer i njohur i kampionatreve shqiptare, Karapici, ka shenuar per mamurrzaket dhe zhbllokuar rezultatin ne minuten e 15-te, ndersa Karabeci ka barazuar gjithcka ne fund te pjeses se pare. Ne 45 minutat e dyta ka rene ne sy nje loje jo e mire e Tiranes, ndaj edhe e ka pesuar. Nje ish-lojtar bardheblu, Tushe, ka shenuar per here te dyte ne porten e kryeqytetasve ne minuten e 85-te, duke evidentuar probleme te 34 here kampionet para sfides se radhes ne kampionat, qe do ta luajne me Kukesin. Normalisht, te Tirana pati mungesa, sikurse jane Bulku dhe Curri, te angazhuar me kombetaren, apo Bushic i demtuar, por iu dha mundesia te gjitheve per ta treguar veten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"