MIQËSORET/ Partizani ngec me Korabin, Bylisi thyen Teutën. Fitojnë Skënderbeu dhe Kastrioti, ja rezultatet e 7 ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:59

MIQËSORET/ Partizani ngec me Korabin, Bylisi thyen Teutën. Fitojnë Skënderbeu dhe Kastrioti, ja rezultatet e 7 ndeshjeve

Klubet e Superiores, pavarësisht bojkotit, nuk e kanë ulur “marshin” e përgatitjeve në prag të rifillimit të sezonit të ri. Këtë moment pauze, ato janë munduar ta mbushin me teste miqësore që futbollistët të mos humbasin formën optimale.

miqesoret

Në këtë situatë, pas Laçit që zbriti në fushë ndaj Burrelit në 14:00, ku fitoi 1-0, duke filluar nga ora 16:00, në fushë kanë zbritur 6 ekipe të tjera të Superiores.

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Korabit, në ndeshje e zhvilluar në Kamzë. Ndërkohë Skënderbeu ka mposhtur 1-0 Apoloninë.

SKENDERBEU APOLONIA

Bylisi ka mposhtur në “Niko Dovana” Teutën me rezultatin 0-1. Kastrioti mposhti 3-1 Egnatian e Kategorisë së Parë.

 

Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet e miqësoreve:

Teuta – Bylisi 1-2 (U luajt në “Niko Dovana”)

Daja 58’/ Ujka 35’ (11-m), Murataj 68′

 

Partizani-Korabi 1-1 (U luajt në Kamëz)

Solomon 47’/ Skuka 36′

 

Skënderbeu-Apolonia 1-0 (U luajt në Durrës)

 

Kastrioti-Egnatia 3-1 (U luajt në Kamëz)

Ajazi 26′, Patrik Bardhi 55′, Moraes 72’/ Kenio Xhekson 88’

 

Besa – Partizani B. 2-2 (U luajt në Kavajë)

Kaina 57’, 72’/ Bërdufi 11’, Veriu 22’

 

Besëlidhja-Turbina 0-0 (U luajt në Lezhë)

 

Vora – Tomori 0-0 (U luajt në Pezë)
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"