Miqësore/ Vora mund Ilirinë, shfaqen Çejku dhe Laval. Trajneri Arbëri: Tani jemi gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 16:31

Miqësore/ Vora mund Ilirinë, shfaqen Çejku dhe Laval. Trajneri Arbëri: Tani jemi gati

Vora ka mbyllur minifazën përgatitjeve me tre miqësore dhe është gati për pjesën e dytë të kampionatit. E fundit ishte ajo me Ilirinë, e luajtur dje. E fituan në shifrat 1-0, falë supergolit të Okseold Sefës nga 30 metra distancë. Një “shkrepje” pas 11 minutash mjaftoi për gjithçka, deri në vërshëllimën finale të kryesorit.

vora iliria

Te Vora kishte edhe “fytyra” të reja. Klodian Arbëri provon dhe dy lojtarë të ardhur nga Teuta dhe Tomori, konkretisht Alban Çejku nga Vahab Laval. Çdo gjë ishte prefekt për ta dhe me shumë gjasa do të shkojnë drejt firmës.

NDESHJA – Vendasit e nisin bukur dhe që në minutën e 5-të Prengaj nxjerr të lirë Tabakun. Gjuajtje e rrezikshëm, që pritet nga portieri Lika. Është përsëri Prengaj që ushton presion, derisa në të 11-ën do zhbllokoheshin shifrat. Një “predhë” e lëshuar nga Sefa gjen cepin e majtë të portës dhe topi pushon në rrjetë.

1-0 për vorakët dhe loja bëhet e bukur, me fushëkrujasit këmbëngulës. Tre vëllezërit Selmani nga mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, bëhen protagonistë. Adolfi, Brajan e Santiago “dirigjojnë” lojën e Ilirisë, por pa konkludimin e Berishës, Allamanit e të Stafës. Kështu mbyllen 45 minutat e para. Në fraksionin e dytë do të ketë disa zëvendësime nga të dyja skuadrat, që bëhen gradualisht deri në fund të takimit. Kjo ndeshje pa histori. Nuk ishte një miqësore klasike dhe e mbyllur paqësisht.

Franklin Ntepe në të 77-tën la fushën i dëmtuar dhe gjendje e tij, do të jetë nën kontrollin e mjekëve. Jo vetëm kaq, por Jasmin Raboshtës humbi një 11-metërsh. E fitoi vetë dhe e goditi po vet, por nuk i kishte bërë mirë llogaritë me Kiri. Portieri i Ilirisë, e priti gjuajtjen e tij. Kështu, Vora u dha fund përgatitjeve e javën e ardhshme do t’i kushtohet takimit të parë zyrtar të vitit, atij kundër Luzit që luhet të dielën e ardhshme.

Trajneri i Vorës, Arbëri: Tani jemi gati

Klodian Arbëri i kënaqet reagimit të grupi dhe mendon se janë gati për startin. Trajneri i Vorës, pas ndeshjes tha: “Kjo ishte ndeshja e fundit e minifazës. Jam i kënaqur nga reagimi i lojtarëve dhe tashmë mendoj se jemi plotësisht gati për ta nisur garën. Këto tre miqësore na bën mirë pasi vunë në lëvizje lojtarët, që kapën formën e tyre. Kjo javë që vjen do t’i përkushtohet përgatitjeve për takimin e radhës në kampionat kundër Luzit dhe sigurisht skuadra do të përgatitet për ta nisur me këmbë të mbarë këtë vit.

vo

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"