Miqësore/ Vllaznia i jep tjetër përgjigje pozitive Jonuzit, shkodranët mundin pastër ekipin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 16:18

Miqësore/ Vllaznia i jep tjetër përgjigje pozitive Jonuzit, shkodranët mundin pastër ekipin shqiptar

Vllaznia fitoi dhe miqësoren e dytë. Shkodranët mposhtën pastër 2-0 skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut Struga. 

struga

Për kuqeblutë shënuan Ndriçim Shtubina më minutën e 33-ë dhe mesfushori i ri i shkodranëve Olsi Mali në minutën e 75-ë.

Skuadra e Mirsad Jonuzit fitoi testin e dytë miqësor teksa 3 ditë më parë mposhti minimalisht Pogradecin me rezultatin 1-0. Takimi me Strugën u zhvillua në Ohër, aty ku ekipi shkodran po kryen fazën përgatitore përpara rinisjes së kampionatit në 22 janar.

Vllaznia-Struga 2-0
Golashënues: Shtubina 33’, Mali 75’

Ora 13:00
Ohër (Maqedoni e Veriut)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"