Miqësore para Europës, Laçi dhe Kukësi testojnë veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 10:55

Miqësore para Europës, Laçi dhe Kukësi testojnë veten

Kukësi dhe Laçi do të luajnë ditën e nesërme, në orën 18:00, një miqësore mes tyre, në kuadër të përgatitjeve, që po bëjnë skuadrat për ndeshjet e Europës.

Kukesi-Laci-470x264

Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit të Librazhdit dhe skuadrat do të testojnë skema dhe gjendjen fizike të lojtarëve.

Kjo është miqësorja e dytë për Laçin, pasi para disa ditësh luajti me Teutën dhe e mundi me rezultatin 1-2.

kukesi

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"