Milinkoviç: Dy raste të pastra në derbi janë shumë, nuk donim të rrezikonim në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 21:32

Milinkoviç: Dy raste të pastra në derbi janë shumë, nuk donim të rrezikonim në fund

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, u shfaq i kënaqur nga barazimi i marrë në transfertë ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se lojtarët e tij humbën dy raste të pastra të cilat mund të kishin siguruar tre pikët, dhe dy raste të tilla në një ndeshje ndaj një rivali direkt janë shumë.

milinkovic

Për barazimin

“Besoj që u bë një ndeshje shumë e mirë. Të dy ekipet u përpoqën të fitonin. Ne humbëm dy raste të pastra, dhe dy raste të tilla në derbi janë shumë. Në fund nuk deshëm të fusnim një sulmues të tretë për të mos rrezikuar, sepse kundërshtari futi Bardhin dhe duhej të kishim kujdes prapa.

Besoj që bëmë një lojë të mirë, në krahun e majtë kishim pak probleme por ne kishim probleme para ndeshjes. Musolli ishte me temperaturë gjithë natën, Imami luajti me temperaturë. Lojtarët bënë detyrat që u kishim caktuar, 15-20 minuta ishim shumë mirë, por kishim edhe disnivele dhe duke i rregulluar këto do jemi shumë më mirë si ekip.”

Pritja e Koliçit

“Natyrisht Koliçi bëri pritje shumë të mirë. Portieri është pjesë e lojës, ne e dimë që kemi portier shumë të mirë, i besojmë dhe jemi të kënaqur për paraqitjet e tij të mira. Tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, por nëse do kishim shënuar me Kale apo me Gurin, do kishim marrë 3 pikë.”

Forcë jo e madhe e ekipit për të sulmuar

“Ne kishim dy lojtarët pa stërvitje. Kale ka dy javë pa stërvitje në maksimum, Guri pas Kupës bëri vetëm 1 stërvitje. Nëse do i kishim ata nga krahët në maksimum, do merrnim më shumë rrezikshmëri për të shënuar. Gjithashtu edhe Alla sot e vendosëm që të luantë sepse vjen pas një dëmtimi dhe ka shumë kohë pa luajtur. Pra, ishim në disfavor sa i përket formacionit.”

Fitore ndaj Iulianos meqenëse e kënaq pika? Sekreti i reagimit të Kukësit?

“Nuk besoj se kam fituar, fiton vetëm kur merr tre pikë. Gjatë gjithë javës kemi folur shumë me lojtaret sepse ngërçi ishte psikologjik dhe ata sot na treguan reagimin. Zeqiri u paraqit shumë mirë, nga Kale përfituam shumë gjëra se është i shpejtë dhe depërtues. Duhet të vazhdojmë kështu si dot dhe me këmbë në tokë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"