Milani, Roma dhe klubet e Premier Ligës buzëqeshin, Reali nuk do të rinovojë kontratën e sulmuesit spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2022 | 14:09

Milani, Roma dhe klubet e Premier Ligës buzëqeshin, Reali nuk do të rinovojë kontratën e sulmuesit spanjoll

Reali ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Marko Asensios që përfundon në vitin 2023.

Asensio.Real.Madrid.2020.21.750x450 (1)

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle ky vendim i klubit vjen si pasojë e planit të teknikut Karlo Ançeloti për t’i besuar vendin e titullarit në krahun e djathtë të sulmit brazilianin Rodrigo.

Ky vendim i “Los Blancos” ka vënë në lëvizje Milanin, Romën dhe klubet e Premier Ligës që janë të interesuar për spanjollin të kontaktojnë Realin për t’u informuar lidhur me mundësitë e transferimit gjatë kësaj merkatoje më një çmim të ulët për shkak të situatës me kontratën e tij me klubin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"