Milani kërkon bomberin e Fenerbahçes, turqit refuzojnë ofertën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 23:50

Milani kërkon bomberin e Fenerbahçes, turqit refuzojnë ofertën e parë

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Mosha e Zhiru dhe pasiguria rreth të ardhmes së tij, po shtyjnë gjithnjë e më shumë kuqezinjtë që të hedhin sytë në merkato për të synuar një lojtar goli. Sipas mediave turke, emri i përzgjedhur nga kuqezinjtë është ai i Sebastian Szimanski.

F9oOXXbXUAEshOe

Bomberi i Fenerbahçes ka bërë shumë mirë në këtë edicion dhe ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Milanit, të cilët shohin te ai një pasardhës perfekt për rolin që mund të lihet i lirë nga Zhiru. Futbollisti ishte ndjekur edhe në janar nga klubi, por forma që treguan në ato momente Okafor e Joviç, qetësoi pak skuadrën italiane,

Sipas “Aksam”, Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë eurosh nga klubi italian pasi kërkon 28. Kjo shifër ka bërë që Milani të tërhiqet për momentin, duke menduar një ofertë të dytë për lojtarin i cili në këtë sezon ka shënuar 14 gola e ka dhënë 12 asiste. Për Szimanskin raportohet se kanë shfaqur interes edhe Napoli me Totenhemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"