Milani hedh sytë nga Anglia, mbrojtësi i Mançester Sitit refuzon kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 13:26

Milani hedh sytë nga Anglia, mbrojtësi i Mançester Sitit refuzon kuqezinjtë

Milani po kërkon të forcojë mbrojtjen dhe prej kohësh është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Kohët e fundit, emri i Kajl Uokër po lakohet si përforcim i mundshëm i kuqezinjve, por nga Anglia duke vijnë lajme të mira.

Uoker

“The Sun” raporton se mbrojtësi ka kërkuar që të qëndrojë në Angli. Kontrata e tij me Sitin përfundon në qershorin e vitit 2024 dhe ka refuzuar një transferim të mundshëm në Serinë A italiane.

Dëshira e Uokër është që të qëndrojë te Mançester Siti për të paktën edhe një sezon dhe tashmë mbetet të shihet vetëm vendimi i Sitit për të. Për mbrojtësin 32-vjeçar, ka interesim edhe nga Aston Vija në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"