Milani dhe Juventusi po duelojnë prej kohësh për të, PSG-ja nis tratativat për talentin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 17:36

Milani dhe Juventusi po duelojnë prej kohësh për të, PSG-ja nis tratativat për talentin italian

E ardhmja e Nikolo Zaniolos është një çështje e gjitha ende për t’u vendosur me talentin italian që ndiqet prej kohësh nga Milani dhe Juventusi, të cilat duket se do të kenë një rivale të re në këtë garë të merkatos e cila do të jetë PSG-ja.

ZANIOLO 3

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, kampionët e Francës kanë kërkuar informacione te Roma lidhur me formulën e transferimit dhe shifrën që klubi italian kërkon për kartonin e 23-vjeçarit.

Për momentin ka pasur vetëm një sondazh nga ana e Parsit, i cili duhet të mendojë fillimisht të zgjidhi çështjen me disa futbollist të skuadrës të cilët nuk konsiderohen si pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm për t’u hedhur më pas në sulm për Zaniolon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"