Mikael Balak pendohet për të kaluarën: Duhet të kisha qëndruar dhe ta mbyllja karrierën te ky klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:19

Mikael Balak pendohet për të kaluarën: Duhet të kisha qëndruar dhe ta mbyllja karrierën te ky klub

Mikael Balak e ka pranuar se është penduar për largimin nga Chelsea në vitin 2010. Ish-futbollisti gjerman e ka pohuar këtë fakt në një intervistë të dhënë për mediat, teksa zbuloi se klubi londinez i ofroi kontratë 1-vjeçare, pasi ishte mbi 30-vjeç dhe kjo ishte një politikë e klubit për ccdo futbollist mbi 30-vjeç, por ai nuk pranoi pasi dëshironte kontratë 2 vjeçare.

balak

“Karlo Ançeloti më deshi mua, por klubi vendosi t’iu jepte lojtarëve në atë moshë kontratë një-vjeçare. Unë desha dy. Sot, mund të them se ndoshta isha gabim. Duhej të kisha qëndruar, së paku për atë vit dhe pse jo ta mbyllja karrierën atje”, u shpreh gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"