Micin e “bllokon” Prishtina, te Partizani gati futbollistët që e mbyllën me Vllazninë dhe Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 16:43

Micin e “bllokon” Prishtina, te Partizani gati futbollistët që e mbyllën me Vllazninë dhe Skënderbeun

Partizani u përball edhe në këtë verë me shumë largime dhe në këto ditë të fundit të kuqtë kanë hyrë shumë fort në merkato, për të mbuluar hapësirat e lëna, si dhe për të ndërtuar një skuadër të denjë për t’u rikthyer te titulli kampion dhe për të luftuar fort në Ligën e Konferencës.

gledi mici

Gledi Mici është një nga emrat më të përfolur për krahët e mbrojtjes, por duket se në ditët e fundit gjithçka ka ngecur.

Nga Kosova bëjnë me dije se Prishtina i ka shlyer Micit të gjitha detyrimet e prapambetura dhe dëshira e klubit është që 31-vjeçari të vazhdojë te kryeqytetasit dardanë, pasi është ende në kontratë.

Mici dëshiron me ngulm të kalojë te Partizani, por situata duket e vështirë.

VIKTOR DA SILVA

Nga ana tjetër Da Silva është çështje thuajse e kryer. Ish-sulmuesi i Vllaznisë e ka arritur akordin me të kuqtë, por disa procedura po vonojnë firmën me të.

Megjithatë, burime pranë gazetës bëjnë me dije se braziliani i është bashkuar skuadrës në Slloveni.

Një tjetër transferim thuajse i mbyllur është Bekim Rexhepi. Ish-portieri i Shkëndijës dhe Skënderbeut pret dokumentacionin e ndarjes me Shkëndijën për t’u zyrtarizuar si portieri më i ri i ekipit të kuq.

REXHEPI BEKO

Nëse Rexhepi konfirmohet si gardiani i ri i Partizanit, te të kuqtë krijohet një dilemë për njeriun, që do të mbrojë kuadratin e kuq.

Alban Hoxha, edhe pse e ka mbyllur kontratën me “demat” vazhdon të jetë pjesë e skuadrës dhe nëse e bën këtë edhe në sezonin e ri, mbetet të shihet se kujt do t’ia besojë trajneri Mehmeti portën. Gjithsesi, fillimisht duhet të presim zyrtarizimin e Rexhepit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"