Mezani nuk fshihet: Më duhen lojtarë të tjerë në stol, Luftëtari ka vështirësi në financa, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 19:07

Mezani nuk fshihet: Më duhen lojtarë të tjerë në stol, Luftëtari ka vështirësi në financa, por…

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, pas barazimit me Flamurtarin, në mikrofonin e Supersport deklaroi:

mezani

Luftëtari mund të pretendojë shumë, por 1 pikë bën mirë për moralin.

Sigurisht, ndaj Flamurtarit që ka pasur rritje, si edhe fushën e vështirë të Vlorës. Duhet të gëzohemi për këtë pikë, edhe për vazhdimësi.

Nuk i keni lojtarët të gjithë, me shumë dëmtime…

Është diçka që mendoj se është ndërtuar që në fillim të kampionatit. Këta lojtarë kemi, dhe do bëjmë të pamundurën deri në fund të kësaj faze, për të marrë maksimumin e pikëve. Kjo skuadër ka cilësi, pavarësisht problematikave. Do doja të kisha disa lojtarë në pankinë, me më shumë eksperiencë. Ata që futen në lojë, mundohen të japin më të mirën, e të kënaqemi me kaq.

Liçaj humbi rrezikshëm një top, e kritikuat me zë të lartë.

Ai e nisi topin shumë shpejt, po flisja që ta qetësoja lojën, dhe pashë topin që u humb. Mendoj që u nxitua, dhe në atë momente, skuadra është në disekuilibër. Mund të na ndëshkonin. Një lojtar me eksperiencë si Liçaj nuk mund t’i falen. Mendoj se bëri një ndeshje të mirë, është në rritje, dhe do na japi ndihmën edhe në vijim.

I mungon shpejtësia e Bregut dhe Abazajt këtij Luftëtari…

Shkurtaj është gjithë kohës vetëm, i shikoni vetë ndërrimet që kam. Me atë organikë që kam, mundohem që të fus më të mirët. Gjithsesi, skuadra ka ardhur në rritje, shpresojmë të riparojmë diçka deri në ndeshjen e fundit. Si Radoviç, edhe Milosavljev po bëjnë mirë, paçka se Shkurtaj mbetet i vetëm në majë.

Ka probleme me financat?

Është një pyetje e drejtë, por ne duhet të punojmë. Vështirësi ka gjithandej, shpresoj që të bëjmë punën tonë, por edhe drejtuesit të veten. Do vazhdojmë të japim më të mirën tonë në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"