Mezani motivon lojtarët në prag të sfidës ndaj Teutës: Luani për veten tuaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 11:08

Mezani motivon lojtarët në prag të sfidës ndaj Teutës: Luani për veten tuaj

Laçi do të ketë sot një përballje shumë delikate në shtëpi ndaj Teutës, e cila do të kërkojë të surprizojë kurbinasit. Për këtë arsye, trajneri i kurbinasve, Gentjan Mezani, është munduar që të motivojë lojtarët e tij edhe në drejtim psikologjik. Ai ka mbledhur futbollistët dhe u ka kërkuar që të japim maksimumin në këtë sfidë për të marrë trepikëshin, si për objektivat e skuadrës që të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit, ashtu edhe për veten e tyre.

Mezani1-470x312

Vlonjati u ka kujtuar se janë të rinj në moshë dhe duhet të tregojnë vlerat e tyre, në mënyrë që të kenë një karrierë shumë të mirë në të ardhmen.

Seancat stërvitore të skuadrës gjatë kësaj jave kanë shkuar mirë dhe grupi do të jetë pothuajse i plotë, me mungesën e vetme të mbrojtësit Sefgjinaj për shkaqe kartonësh. Në vend të tij, në krahun e majtë të mbrojtjes, do të luajë Shala. Kjo i ka dhënë mundësinë stafit teknik që të ndërtojë një formacion me lojtarët që janë në formë optimale.

Laci

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"