Mezani: Lojtarët e rinj mundohem t’i mbaj në shina, sot mundëm skuadrën më të mirë të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 15:21

Mezani: Lojtarët e rinj mundohem t’i mbaj në shina, sot mundëm skuadrën më të mirë të Shqipërisë

“Sot mundëm skuadrën më të mirë të kampionatit shqiptar. Skënderbeu ka bërë mirë edhe në Europë. Është çështje mënyrë të konceptuari për lojën.”

mezani

Çfarë pretendon Laçi?

Kemi luajtur mirë, në pjesën e parë në fund rrezikuam të pësonim, por më pas e morëm veten.

“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndërsa Skënderbeu mori terren në fund. Në pjesën e dytë, kam kërkuar që të luajmë në top të parë, gjithmonë. Në minutat e fundit, lodhja bëri të veten dhe Skënderbeu na rrezikoi. Gjithsesi, pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar. Në Vlorë do shkojmë për më të mirën.

E keni strategji që thoni pas ndeshjes, se kundërshtarët ishin të lodhur? Keni frikë se çunat e rinj i kap euforia?

Normale që skuadra ka eufori, dhe unë mundohem t’i fus në shina. Ata janë të rinj, dhe nëse gabojnë, e kanë të vështirë të mbledhin veten. Më mirë të qëndrojmë me këmbë në tokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"