Meta do debutim me pikë te kuçovarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:29

Meta do debutim me pikë te kuçovarët

Kuçovarët janë duke u përgatitur maksimalisht për takimin e radhës, që do ta luajnë në transfertë ndaj Partizanit. Nën drejtimin e trajnerit Sokol Meta, atmosfera në skuadër është rritur dhe të gjithë janë të gatshëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndërsa vetë trajneri Meta kërkon që të mos debutojë me një humbje në krye të stolit të Naftëtarit, por të paktën me një rezultat pozitiv, pse jo edhe fitore. Për këtë arsye, trajneri mësohet t’u ketë kërkuar futbollistëve që të japin maksimumin në fushën e blertë dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha detyrat tekniko-taktike të dhëna nga ana e tij. Objektivi i Metës në krye të kuçovarëve është sigurimi i mbijetesës për këtë ekip në Kategorinë e Parë. Vetëm dy ditë më parë drejtuesit e Naftëtarit shkarkuan Sofokli Vasilin nga posti i trajnerit për rezultatet e dobëta që ekipi kishte marrë.
Enkel Baku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"