“Mesi do të rikthehet në janar”, trajneri i PSG-së: Mbape dhe Nejmar janë gati për sfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 17:07

“Mesi do të rikthehet në janar”, trajneri i PSG-së: Mbape dhe Nejmar janë gati për sfidën

Pas pauzës së Botërorit, PSG do të përballet të enjten me Strasburgun, sfidë e vlefshme për kampionatin francez. Në prag të sfidës, trajneri Kristof Galtier doli në një konferencë për mediat.

christophe-galtier_169

Ai u shpreh se Lionel Mesi do të rikthehet në fillimin e muajit janar ndërsa shtoi se Kilian Mbape, Nejmar dhe Markinjos janë në dispozicion të ekipit.

“Mesi zhvilloi një Botëror të shkëlqyer. Duke qenë se ai është ende në Argjentinë prej festimeve kemi vendosur që të rikthehet më datë dy ose tre janar.

Sa i takon pjesës tjetër, Mbape është i gatshëm, po ashtu edhe brazilianët Nejmar dhe Markinjos. Edhe Sarabia, Ruiz, Soler dhe Bernat të cilët e kanë mbaruar më shpejt Botërorin e tyre dhe janë stërvitur normalisht”, u shpreh Galtier.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"