Mesfushori Fadil Meta: Nuk na ka ecur me Lushnjën, kësaj radhe fiton Vora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 13:33

Mesfushori Fadil Meta: Nuk na ka ecur me Lushnjën, kësaj radhe fiton Vora

Me testin e së shtunës kundër krutanëve, Endri Zjarri e ka një vizion të qartë për formacionin kundër Lushnjës. Në këtë sfidë nuk do jenë dy ndër lojtarët më të mirë, kapiteni Tabaku dhe mbrojtësi Ismaili. Në rolin e Tabakut si shkatërrues, trajneri Zjarri ka menduar Fadil Metën.

fadil meta vora

Mesfushori 29-vjeçar nga Peqini kërkon shumë kujdes nga ekipi i tij, pasi me skuadrën lushnjare, nuk u ka ecur shumë. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, Meta shprehet: “Lushnja mbetet një ‘kockë e fortë’ për ne. Është një kundërshtar që nuk na ka ecur këtë vit dhe duhet kujdes. Nuk na lejohen gabimet. Gjithashtu, është një skuadër që u ka hapur punë të gjithëve. Për ne çdo ndeshje është një detyrim për të marrë fitoren.

Pavarësisht respektit që kam për lushnjarët, ne e synojmë fitoren. Këtë radhë nuk do të dalim duarbosh. Kjo vlen jo vetëm për trepikëshin, por duhen justifikuar edhe investimet e klubit, apo objektivat që kemi, duke i qëndruar besnik deri në sekondën e fundit kampionatit. Pritshmëritë ekzistojnë ende në mendjet tona dhe kjo na motivon për të dhënë më të mirën në fushë”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"