Mesfusha me mungesa, Taipi zgjidh “hallet” për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 15:32

Mesfusha me mungesa, Taipi zgjidh “hallet” për Partizanin

Partizani vijon përgatitjet për Laçin, me trajnerin Shehi, i cili ka pasur shumë mungesa, por është përpjekur të punojë me lojtarët që janë në dispozicion për t’i rritur fizikisht, por edhe për të përmirësuar lojën në tërësi.

SHEHI TAIPI

Problemi më i madh ka lindur në mesfushë, aty ky Maget mungon prej disa ditësh për shkak se i është dhënë leje të udhëtojë drejt Senegalit. Nga ana tjetër, Adnard Mehmeti vijon të jetë i dëmtuar për shkak të një tërheqjeje muskulore dhe shanset që të luajë kundër Laçit janë më se minimale.

Me shumë mundësi Shehi do të kthejë Taipin në mesfushë, siç ka bërë edhe në të shkuarën, teksa në sulm do të duhet të gjejë zgjidhje të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"