Mersini: Na duhet kohë, nuk kemi humbur si Partizani. Çështja “Alvesh” u fry kot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 13:36

Mersini: Na duhet kohë, nuk kemi humbur si Partizani. Çështja “Alvesh” u fry kot

Ergis Mersini kërkon që Flamurtarit t’i jepet kohë. Në një prononcim të dhënë për mediat, mbrojtësi deklaron se ky ekip krijon lojë, ndaj edhe rezultatet nuk do të vonojnë.

mersini alvesh

“Para pak ditësh të gjithë ishin të kënaqur me Flamurtarin që fitoi në Durrës. Është i njëjti ekip, të njëjtët lojtarë, i njëjti trajner. Pastaj ne nuk humbën me Luftëtarin. Nëse do të kishim humbur si Partizani, do të ishte një situatë e keqe. Por ne prodhuam një lojë që nuk ishte e keqe. Nuk ka pasur neglizhencë apo eufori. Por Luftëtari ka ruajtur grupin dhe kjo na hapi probleme.

Mendoj se disa ndeshje mund të zgjidhen edhe me një goditje dënimi. Nuk ishte loja jonë më e mirë, por nuk duhet ta trajtojmë me termat që ishim keq apo shumë keq. Çdo njeri mund të thotë çfarë të dojë, por Flamurtari do pak më shumë kohë, pasi në organikë kemi elementë që kanë luajtur vetëm 4 ndeshje në kampionatin shqiptar.

Për mua me Luftëtarin ishte ndeshje e veçantë. Është kënaqësi kur luan kundër ekipit të qytetit tënd që edhe të kanë vlerë- suar dhe je rritur aty. Kisha dëshirë të fitonim, po futbolli i ka këto. Tani do të vijnë edhe fitoret, shpresoj që ndaj Vllaznisë. Ky ekip luan futboll, ka stadium me parametra dhe aty jep maksimumin, ndaj mendoj se kemi mundësi për të marrë pikët e plota”, tha fillimisht gjirokastriti i kuqezinjve.

ALVESH

Duke u ndalur te debati mes sulmuesit Alvesh dhe trajnerit Duro, Mersini thotë se kjo çështje u fry shumë.

“Çështja e Alveshit u fry pak, sepse nuk është se fjalia e profesor Duros ishte direkt për te Danilo. 3-4 ditë zgjat çudia. Duan që të prishin harmoninë dhe situatën e mirë që kemi. Kjo është diçka që i takon klubit dhe duhet të mbetet brenda shtëpisë. Grupi është i kompaktësuar.

Kjo ishte një deklaratë që e tha edhe vetë Danilo. Alvesh humbi 8 topa. Media i dha një fryrje tjetër problemit. Kjo gjë i faturohet direkt Flamurtarit dhe as trajnerit dhe as futbollistit. Nuk duhet t’i faturojmë më shumë peshë ekipit. Kjo gjë ndodhi, tani u zgjidh”, përfundoi mbrojtësi.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"