Merr fund “telenovela” e trajnerit Alonso, spanjolli vendos për të ardhmen e vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 22:36

Merr fund “telenovela” e trajnerit Alonso, spanjolli vendos për të ardhmen e vet

Fundi i telenovelës Ksabi Alonso. Trajneri ka zbuluar planet e tij të ardhshme në konferencën për shtyp. Spanjolli ka vendosur të mos pranojë asnjë nga ofertat që i kishin ardhur javët e fundit, kryesisht nga Bajerni i Mynihut, për të respektuar atë që ishte firmosur me skuadrën e Aspirinëve.

cabi alonso

“Javën e kaluar pata një bisedë shumë të mirë me Simón (Rolfes) dhe Fernando (Carro) dhe i informova ata se do të qëndroj dhe do të vazhdoj në klub. Pas shumë bisedave për të ardhmen time, përfitova nga pauza për të reflektuar dhe marrë një vendim. Ndjej se ky është vendi i duhur për të qenë dhe për t’u zhvilluar si trajner. Ky është vendi ku unë duhet të jem për mua” – tha Alonso.

Ksabi Alonso ka kontratë deri në vitin 2026 dhe të paktën do të vazhdojë të ulet në pankinën e Leverkusenit edhe për një sezon. Do të jetë rikthimi i Leverkusenit në Ligën e Kampionëve, pasi entiteti gjerman po shpallet kampion në Bundesligë, dhe duke përjashtuar një katastrofë, do të jetë në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"