Merr fund “ëndrra” e Juventusit, Diego Godin vendos të rinovojë me Atletikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 17:54

Merr fund “ëndrra” e Juventusit, Diego Godin vendos të rinovojë me Atletikon

Diego Godin duket se do të jetë një “ëndërr” e përfunduar për Juventusin. Mbrojtësi uruguaian ka vendosur të rinovojë kontratën me Atletikon e Madridit, me një pagë prej 4.5 mln euro në sezon.

diego-godin_1sra9yt2gcov71liejothmsg0n

Me kontratën që i skadonte në vitin 2019, Juventusi kishte nisur tratativat për ta afruar në Torino, duke i ofruar një kontratë deri në 2021, por lojtari preferoi të vazhdonte në Spanjë, me të njëjtin rinovim, deri në 2021, gjithashtu edhe me rrogën po aq sa i ofronte dhe Juventusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"