“Merkato shumë e mirë për mua”, Ksavi: Në 17 vite, arbitrat nuk më kanë ndihmuar kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2023 | 14:19

“Merkato shumë e mirë për mua”, Ksavi: Në 17 vite, arbitrat nuk më kanë ndihmuar kurrë

Ksavi ka folur sot para mediave duke u ndalur te merkatoja që skuadra e tij ka bërë, si edhe për çështjen Negreira, ku Barcelona akuzohet se ka paguar arbitrat për të pasur favorizime. Këtë pretendim, Ksavi e ka hedhur poshtë duke shtuar se kurrë nuk është ndihmuar.

KSAVI

“Merkatoja? Drejtuesit i vlerësoj me 10! Jemi këtu përr të bërë më pak për shkak të rregullave dhe mendoj se është bërë punë e mrekullueshme. Kushtet kanë qenë të vështira dhe duhej të shpenzonim shumë pak.

Negreira? E kam thënë shpesh herë. Në 17 vite karrierë si lojtar në ekipin e parë dhe si trajner, asnjëherë nuk kam ndjerë përfitim dhe nuk jam ndihmuar nga arbitrat”, u shpreh Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"