Merkato pa bujë te Laçi, dy javë për të përcaktuar emrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 10:07

Merkato pa bujë te Laçi, dy javë për të përcaktuar emrat

Skuadra e Laçit është prekur shumë nga largimet e futbollistëve me mbylljen e këtij sezoni futbollistik, ku skuadra arriti të siguronte mbijetesën në Superiore. Megjithatë, drejtuesit duket se nuk i shqetësojnë lojtarët e larguar, pasi ata do të zëvendësohen me të tjerë, që do të jenë cilësorë dhe do të realizojnë objektivat e klubit.

laci

Gjithsesi, kurbinasit kanë vendosur të bëjnë një merkato pa shumë bujë dhe të përqendruar kryesisht jashtë vendit, ku edhe do të kërkohen futbollistë në repartet e mesfushës dhe sulmit, që tregu shqiptar nuk t’i ofron. Emri i parë që ka dalë në skenë është ai i armenit Mihran Manasyan, megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse ky i fundit do të bashkohet me kurbinasit.

Skuadra parashikohet të nisë në ditët e para të muajit të ardhshëm fazën përgatitore, ku edhe do të ketë lojtarë në provë, për të cilët do të vendoset më pas nga stafi teknik nëse do të qëndrojnë apo do të largohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"