Merkato e Teutës, zbulohet largimi i dytë nga durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2018 | 15:57

Merkato e Teutës, zbulohet largimi i dytë nga durrsakët

Pas largimit të mbrojtësit të djathtë maqedonas, Bojan Gjeorgjievski, të cilit i përfundoi kontrata me Teutën, lojtari i radhës që ikën nga durrsakët është Arsid Kruja.

teuta

Mesfushori me tipare sulmuese gjithashtu është në fund të kontratës dhe palët nuk do të vazhdojmë më bashkëpunimin. “‘Kontrata ime 1-vjeçare përfundon tani dhe me shumë gjasa nuk do të ketë një rinovim të saj. Ishte një eksperiencë e bukur dhe jam i lumtur që isha pjesë e skuadrës së Teutës.”

arsid kruja

“Dua t’i falenderoj të gjithë në këtë klub, pa harruar dhe tifozët për mbështetjen. Do ta kujtoj gjithmonë për mirë këtë eksperiencë këtu”, – deklaroi Kruja për “Panorama Sport”. Anarildo Aliaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"