Memushaj, nga një pseudonim të gjithë shokëve të Kombëtares

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 26, 2016 | 12:06

Memushaj, nga një pseudonim të gjithë shokëve të Kombëtares

Ledian Memushaj, i karakterizuar edhe nga sensi i tij i humorit, ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve të Kombëtares. “Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t’ua gjej shumë të përafërta”, u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur.

13445732_10154113914482110_5926890062767028803_n

Berisha – Seriozi

Shehi – Më serioz se Berisha

Lila – Simpatiku

Mavraj – Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)

Hysaj – Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)

Ajeti – Tullaci

Cana – Legjendë

Roshi – Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni)

Abrashi – “Pitbulli”

Kukeli – I përuluri

Sadiku – Kurnaci. As një kafe nuk të paguan. (qesh)

Cikalleshi – Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër)

Balaj – Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi)

De Biazi – I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve)

Tramexani – Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)

 






www.minuta90.com