Më të shtrenjtit e Bundesligës/ Virc, në një nivel me Musialën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 22:44

Më të shtrenjtit e Bundesligës/ Virc, në një nivel me Musialën

Mediumi i specializuar në lidhje me vlerën e lojtarëve në treg “Transfermarkt” ka përditësuar kuotat e futbollistëve të Bundesligës. Florian Virc i është bashkuar Xhamal Musialës dhe Herri Kejn në “kostumin” e kategorisë “më të shtrenjtit e Bundesligës”, specifikisht 110 mln euro.

wirtz-vs-musiala-banner

Joshua Kimish ka pësuar rënie të ndjeshme, konkretisht 15 mln euro më pak nga sa vlente më parë. As Gorecka, Kim, Dejvis dhe talenti Mati Til nuk i kanë shpëtuar uljes së kartonit. Ksavi Simons ka fituar rritje me 10 mln euro, në krahasim me periudhën pararendëse. Matis de Ligt dhe Frimpong kanë mbetur në numra të njëjtë, sikurse goleadori i Bundesligës, Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"