“Me Skënderbeun duhet ta kishim mbyllur për 20 minuta”, Hebaj mendon për Tiranën: Kërkojmë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 16:45

“Me Skënderbeun duhet ta kishim mbyllur për 20 minuta”, Hebaj mendon për Tiranën: Kërkojmë fitoren

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa sulmuesi Rubin Hebaj u shpreh mjaft i zhgënjyer për rastet e humbura. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Hebaj shton se është i lumtur për golin, por do dëshironte që të kishte edhe shijen e tri pikëve. Pavarësisht këtij hapi jo fort pozitiv në start, sulmuesi beson se Teuta i ka mundësitë që në ndeshjen ndaj Tiranës do të gjejnë forcë për marrë tri pikët, të parat për këtë edicion të ri.
123658537_10158862001614462_8836637714707721108_o
Hebaj, çfarë nuk shkoi ndaj Skënderbeut?
Asgjë nuk shkoi siç duhet dhe ashtu siç e kishim parashikuar ne, megjithëse e nisëm ndeshjen mirë duke shënuar gol. Sidoqoftë, duhet ta hedhim pas krahëve këtë barazim dhe te fokusohemi te ndeshja e radhës. Edhe pse është normale që, sidomos pas lënies së 2 pikëve, të krijohet një situatë e tillë në ekip, me shije jo të duhur, pasi kemi pasur 5 apo 6 raste për të shtyrë topin në rrjetë. Edhe penalltia e pa dhënë. Dashur padashur, skuadra kaloi në ngërç pasi s’po arrinim të shënonim.

Raste të shpërdoruara dhe vetëm barazim, pse mungoi goli i triumfit?
Më vjen keq që nuk finalizuam, pasi kishim mundësitë dhe shanset tona. Kur kërkon ta fitosh ndeshjen me patjetër, kundërshtari përfiton nga gabimet tona dhe për fat nuk ndodhi as kjo. Megjithatë, me aq shumë mundësi, është e dhimbshme të mos fitosh dhe na vjen keq.

Në aspektin personal e nisët mirë sezonin duke shënuar, si ndiheni?
Në aspektin personal normalisht jam i lumtur për golin. Mirëpo, jam i zhgënjyer për mosmarrjen e tri pikëve, pasi me kalimin e minutave ekipi u bë pak nervoz. Me pak kujdes duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në 20 minutat e para.
Tirana festa
Çfarë prisni nga ndeshja me Tiranën?
Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne dhe nuk duhet të humbasim. Pavarësisht startit jo të mirë në javën e parë, ekipi gëzon gjendje shumë të mirë dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen me Tiranën. Do japim maksimumin për siguruar tri pikët e para në këtë kampionat.

Pak ditë kohë për ta përgatitur, mendoni se mund ta përballoni si duhet një tjetër 90-minutësh?
Unë jam i bindur që ekipi ka forcën por dhe kurajën që është më kryesorja dhe ka shpirtin e garës për t’u paraqitur në fushë sa më mirë të jetë e mundur. Ne e dimë që kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë. Për mua personalisht është ekip i mirë, por ne jemi të përgatitur duke parë angazhimin dhe shpirtin e garës që çunat japin në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve. Do të jetë ndeshje shumë e fortë.

Sipas jush, sa shanse ka Teuta ta arrijë titullin?
Unë e mendoj që ne duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të japim maksimumin, duke mos menduar as titullin kampion as Europën. Fakti që luajmë mirë, na jep shpresa që e ardhmja do të jetë më e mirë, por gjithmonë duke besuar te forca e grupit.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"