“Më goditi Lamela”, Bruno Dita tregon përballjen speciale me yjet e Totenhemit: Po të mbaronte pjesa e parë 0-0…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 22:00

“Më goditi Lamela”, Bruno Dita tregon përballjen speciale me yjet e Totenhemit: Po të mbaronte pjesa e parë 0-0…

Bruno Dita u transferua nga Skënderbeu te Shkëndija e Tetovës, në merkaton e verës. Mesfushori 27-vjeçar, ishte titullar në sfidën e sotme ndaj Totenhemit, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 77-të, pas një dëmtimi, gjatë një dueli me Lamelën. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, Dita foli në lidhje me këtë përballje speciale, duke u shprehur:

Dita

Dëmtimi – Nuk është dëmtim serioz, thjesht goditje. E kisha të pamundur të vazhdoja të luaja me gjithë dëshirën e madhe. Më goditi Lamela!

Ndeshja – Presion nuk kishte. Fati i keq që e nisëm në disavantazh. Po të mbaronte pjesa e parë 0-0, apo të shtyhej më shumë goli i Totenhemit, mendoj që do të kishim akoma më shumë shanse. Këto ndeshje janë të vështira, kur dihet ccfarë ekipi ke përballë. Është ekip që ka yje botër brenda. Besoj se bëmë maksimumin, edhe 3-1 nuk u paraqitëm keq.

Skënderbeu – Nuk i ngjan ndeshja ndeshjes. Mendoj se edhe sot bëmë mirë. Duke parë edhe Skënderbeun, atë vit që luajtëm në Europë, që ishte ekip shumë i mirë, mendoj se do të paraqiteshim shumë mirë edhe me Skënderbeun.

Yjet e Totenhemit – Nuk ishin jashtënormales. Stërvitjen dhe ata si ne e bëjnë, normalisht me kushte të tjera, por ishte gjë e bukur të luash përballë këtyre lojtarëve. Të jep një motivim akoma më të madh.

Karriera – E thashë që kur mbylla kontratën me Skënderbeun, që mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që kam zgjedhur Shkëndijën. Po rezulton pozitive deri në këto momente. Jam i kënaqur, me kalimin e tureve kemi bërë gjithçka të mirë. Fati i keq që na qëlloi Totenhemi. Po të kishim ndonjë ekip tjetër mund të kalonim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"