Mbushet infermieria te Bylisi, katër lojtarë rrezikojnë startin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 19:12

Mbushet infermieria te Bylisi, katër lojtarë rrezikojnë startin

Bylisi po vazhdon përgatitjet në Ballsh dhe pas miqësores me Apoloninë në Fier, e cila përfundoi 2-2, ka në program edhe dy teste të tjera brenda kësaj jave. Për skuadrën ballshiote, në program janë dy takime “superiore”. Kjo, për vetë faktin se bëhet fjalë që të zhvillojnë ndeshje testuese ndaj Vllaznisë dhe ndoshta me një skuadër mes Luftëtarit ose Flamurtarit në fundjavë.Bylis

DËMTIMET – Krahas programit stërvitor, në skuadër kanë nisur të krijohen mangësi për shkak të dëmtimeve. Antoni ka ndier shqetësime pas operacionit dhe mund të detyrohet të bëjë një tjetër ndërhyrje. Situatë e paqartë e futbollistit, por kjo mbetet për t’u parë pas disa testeve.

Në bazë të vlerësimeve, do të vihet re qartësisht nëse kemi të bëjmë me lëndim që mund të rikuperohet shpejt apo një dëmtim më të rëndë, i cili do të kërkojë një mungesë të gjatë të tij në fushë. Edhe Kevin Aliaj është i dëmtuar dhe mendohet se do të mungojë gjatë.

Bicaj e Ymeralilaj janë duke zhvilluar stërvitje individuale e kështu grupi ka pësuar “tkurrje”. Kjo, për vetë faktin se janë larguar edhe Mishel, Opoku, Celis e Selmani. Ndaj, edhe presidenca, krahas Gonzales e Peçit që janë afruar, ka planifikuar që të bëjë edhe të paktën katër afrime, ndonëse koha nuk premton.

Erjon Saliu          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"